Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani: Testet e dërguara nga Serbia nuk i fshijnë krimet që ka kryer ajo në Kosovë

Publikuar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pasi ka dalur nga takimi që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti , ka komentuar në lidhje me testet që kanë ardhur nga Serbia, duke thënë se  dhurimi i këtyre testeve nga shteti serb, nuk zhbën krimet që ka kryer ky shtet ndaj Kosovës.

“Unë besoj që jo vetëm ne në Kosovë por e gjithë bota e ka të qartë se cila janë krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë dhe janë dëshmuar në gjykata ndërkombëtare dhe Serbia në këtë kohë të pandemisë edhe mund të ketë dërguar ndihma por kjo nuk e shlyen të kaluarën e afërt që kemi kaluar secili prej nesh”, tha ajo.

 

 

Ajo tutje ka theksuar se në këtë tkim është informuar nga afër në lidhje me menaxhimin e pandemsië Covid-19 nga ana e institucioneve të vendit.

Ajo po ashtu ka informuar të gjithë për rolin e Kuvendit në këtë situatë.

” I kam informuar të pranishmit në lidhje me përpjekjet qe ka bërë kuvendi, me nisma legjislative që janë ndërmarr dhe janë për momentin më procedur, pastaj vazhdojnë me takimet që kam pasur me kryetar të komunave e me mi istra e deri tek kontaktet e vazhdueshme me përfaqësues ndërkombëtar, ku kemi kërkuar ndihmë dhe përkrahje, coftë dhe për ndihmë financiare, kërkesat e Kosovës që të ketë ndih nga shtetet e ndryshem  me apartaur, nuk kanë mundur të ofrohen për shkak se edhe këto shtete kanë telashe të njëjtë, ndërsa i jemi shumë falenderuas për mjetet financiare”, ka thënë ajo.

Për kalimin e këtyre projektligjeve ajo ka thënë se duhet të ketë konsensus të plotë politik.

“Për momentin nuk dihet se si do të procedojmë me këto ligje sepse për cështje sic është luftimi i ëksaj pandemi duhet të kemi konsesun më të madh politik, dhe duhet të mos politizohet, prandaj pjesëmarrja sot, ishte për të treguar , dhe duhet cështjet politike t’i lëmë anash”, theksoi Osmani.

NA NDIQ NË FACEBOOK