Connect with us

Kosovë

Viti: Iftarët këtë vit nuk do jenë si herave të tjera, po kush më mirë se besimtari e di vlerën e sakrificës

Publikuar

më

Ky është mesazhi i ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, për muajin e Ramazanit:

Sonte është syfyri i parë i muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Të gjithë besimtarëve të vendit tim, shqiptarëve myslimanë e atyre në të gjithë botën, u qoftë i mbarë e i lehtë!

U bëfshim të devotshëm si ju,

Të sakrificës si ju!

Këtë vit mbrëmjet e iftaret nuk do të jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës? Agjërimin këtë vit na duhet ta shoqërojmë me rregulla që na mbajnë larg fizikisht e nuk na lejojnë të mblidhemi as brenda familjeve.

Mbes besimplotë se në këtë muaj, kujdesi juaj do të jetë edhe më i madh që mos të na shtohen rastet e të sëmurëve asesi.

Qofshi vullnetplotë këtë muaj, e lartësofshim të mirën e të mbarën siç po e lartësoni besimin tuaj!

NA NDIQ NË FACEBOOK