Connect with us

Kosovë

Visar Berisha: Moti i nxehtë na mbron nga koronavirusi

Publikuar

Ish këshilltari i ish zv.kryeministrit të parë në Qeverinë Kurti, Avdullah Hotit, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin sjell disa mësime nga Singapori në lidhje me pandeminë Covid-19 si dhe bindjen e tij në një teori ende të paprovueshme. 

Bëhet fjalë për z.Visar Berisha, të birin e ish kryekuvendarit Kolë Berisha, i cili deklaron se Singapori pas menaxhimit të suksesshëm të koronavirusit fillimisht, tashmë po provohet nga një valë e fundit – por, për fat të mirë, me një vdekshmëri tepër të ulët prej vetëm 0,2 për qind, përcjell Periskopi.

Për më tepër, z.Berisha, ka thënë që beson në teorinë sipas së cilës moti i nxehtë mbron nga Covid-19.

“Teoria që moti i nxehtë mbron nga COVID-19 – teori që, mue me doket shumë e besueshme – parasheh që temperaturat e nalta (respektivisht ditet me dilli) jo vetëm kane me lane m`u zhvillue ma pak infeksione, por edhe kemi me pase një kurs klinik më pak të randë.” – shkruan ai.

Kujtojmë që z.Berisha me profesion është mjek.

Statusi i plotë: 

Mesime nga Singapori!

Singapori asht një sheher që ngrihet në një ishull, në majën jugore të Gadishullit të Malajzisë. Asht një rajon shumë i populluem, me 5.7 milion banorë në 275 km2.

Masi infeksioni atje o kane prej kohësh nër kontrolle falë izolimit agresiv dhe masave të gjurmimit e izolimit te kontakteve, Singapori tash jeton një valë të dytë të infeksioneve me 5992 raste, shumë prej tyne jane diagnostikue ditët e fundit.
Për momentin ka vetëm 11 vdekje (vdekshmëni 0.2%, shumë e ulët).

Teoria që moti i nxehtë mbron nga COVID-19 – teori që, mue me doket shumë e besueshme – parasheh që temperaturat e nalta (respektivisht ditet me dilli) jo vetëm kane me lane m`u zhvillue ma pak infeksione, por edhe kemi me pase një kurs klinik më pak të randë. Ne anen tjeter, inokulat/grimcat virusale janë më pak të afta për të arrite në mushkëri.

NA NDIQ NË FACEBOOK