Connect with us

Sport

Villas Boas: Nuk dua të kthehem në Premierligë

Publikuar

Ish trajneri i Chelsea dhe Tottenham Hotspur, Villas-Boas, ka thënë se nuk dëshiron që të kthehet në Premierligë.

Sipas portugezit, stili i lojës së Premierligës nuk i përshtatet filozofisë së tij mbi futbollin.

“Nuk do të kthehem atje. Është kampionati me investimet më të mëdha, lojtarët më të mirë dhe skuadrat më të mira”, ka thënë Villas-Boas, transmeton lajmi.net.

“Por, mua më pëlqen të jem në një ligë që përfshihen ndeshje me filozofi të ndryshme. Ky nuk është rasti i Anglisë”, ka shtuar trajneri portugez.

Villas-Boas i mjaftonin vetëm 40 ndeshje që të shkarkohej nga pozita e trajnerit të Chelsea. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK