Sport
Vijojnë problemet te PSG, Al-Khelaifi do gjykohet në shtator për një rast ryshfeti

Drejtori i Përgjithshëm i Bein Media Group dëshmoi tashmë para gjykatës penale federale zvicerane dhjetorin e kaluar pasi u akuzua për pjesëmarrje në një skemë korrupsioni të FIFA.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, gjykimi i tij do të zhvillohet në Gjenevë në shtator.
Al-Khelaifi dyshohet se ishte përfshirë, së bashku me ish sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, në një rast korrupsioni të lidhur me caktimin e të drejtave të transmetimit. /Lajmi.net/





















