Lajme
Video-Sherr në mes të ditës në Korçë/ Vajzat zihen dhe kapen për flokësh në rrugë

Një sherr ka ndodhur në mes të ditës së sotme në qytetin e Korçës mes disa vajzave.
CNA.al mëson se sherri ka ndodhur tek Bulevard Republika dhe ka zgjatur për rreth një orë.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij sherri mes vajzave, të cilat përveçse kanë shkelur rregullat e vendosur nga qeveria, nuk kanë respektuar as distancimin social.
Në video shihet që vajzat debatojnë dhe më pas kapen për flokësh, ndërsa disa të tjera mundohen t’i ndajnë nga njëra-tjetra./ CNA.al



















