Connect with us

Sport

Vettel flet për rinovimin e kontratës me Ferrari: Kemi mjaftueshëm kohë për ta finalizuar

Publikuar

Vettel nuk sheh ndonjë nevojë që të nxitohet sa i përket negociatave me Ferarri, për kontratën e re.

Ai ka premtuar se do të ketë një rezultat rreth kësaj pas pak javëve, deri në fillimin e mundshëm të sezonit.

“Ne kemi akoma mjaftueshëm kohë deri në garën e parë, e cila zhvillohe në qershor ose korrik – unë nuk dua të them se duhet ta heqim nga rendi, por ta diskutojmë deri në fund”, ka thënë Vettel, transmeton lajmi.net.

“Në të kaluarën, unë gjithmonë kam pasur kontrata që kanë skaduar pas tri viteve. Jam një nga pilotët më me përvojë, por jo më i vjetri. Nuk mendoj se ka limite të oshës në këtë aspekt”, ka shtuar anëtari i Ferrari.

Njësoj sikur garat, përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që të ndalen edhe negociatat pë kontrata.

Ferrari thuhet t’i ketë ofruar deri tani një kontratë 1 vjeçare pilotit, që nuk do të ishte e mjaftueshme. Anëtari tjetër i ‘Kokëkuqes’, Charles Leclerc ka kontratën e shtyrë deri në vitin 2024. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK