Connect with us

Kosovë

Veseli: Violetë Rexhepagigji me artin e saj la gjumë të rendësishme në kohëra të vështira

Publikuar

Krytari i PDK-së Kadri Veseli, ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së këngëtares dhe gazetares së njohur kosovare Violetë Rexhepagigji.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se Violeta me artin e saj, la gjurmë të rendësishme në kohëra shumë të vështira.

Postimi i Kadri Veselit në Facebook:

Vdekja e parakohshme e artistes Violeta Rexhepagiqi e bën edhe më të dhembshëm largimin e saj. Violeta kishte filluar të merrej me muzikë qysh në fëmijëri. Origjinaliteti, kreativiteti dhe guximi, janë vetëm disa nga cilësimet e profilit të saj artistik shumë kompleks e avangardë.

Me artin e saj si kompozitore, këngëtare dhe shkruese e teksteve, ajo la gjurmë shumë të rëndësishme enë kohëra shumë të vështira. Edhe si gazetare ajo e prezantoj të vërtetën e Kosovës në media të ndryshme të botës, kur tek ne e vërteta censurohej gjithandej. E kam njohur edhe personalisht si gazetare shumë profesioniste, të drejtë e të përkushtuar.

Ngushëllime familjes, fansave të saj dhe artdashësve.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK