Sport
Verratti: Nuk jemi në PSG për para, përndryshe do shkonim në Kinë

PSG ka shpenzuar qindra miliona në ndërtimin e një skuadre elitare qëkur Autoriteti i Investimeve në Katar mori kontrollin e ekipit në 2011.
Fondet ka bërë që yjet si Kylian Mbappe dhe Neymar të jenë në ‘Parc des Princes’ dhe gjithashtu i ka sjellur klubit gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Ligue 1, megjithëse suksesi në Evropë mbetet i pakapshëm.
“Në fillim dhe madje tani, ka shumë lojtarë që më thonë, ‘hajde, bisedo me presidentin, dua të vij dhe të luaj atje”, tha italiani, përcjell lajmi.net.
“PSG janë bërë një nga shtatë ose tetë skuadrat më të mira në botë. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë lojtarë, disa prej të cilëve nuk i di, të cilët duan të luajnë për PSG”.
“Disa thonë se ne luajmë në PSG për para, por nuk është kështu. Nëse një lojtar luan për para, ai do të shkojë në Kinë”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/






















