Kosovë
Vendimi i strukturave serbe në veri e zbulon gënjeshtrën e Qeverisë së shkarkuar Kurti

Ndonëse shteti i Kosovës nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, madje vetë përmendja e kësaj mundësie nga kryetari Hashim Thaçi, vuri në pikëpyetje koalicionin qeveritar, ku edhe u pasua me rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Më 1 prill në veri të vendit u zgjat ora policore në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Zbatim ky i cili po bëhet pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi, e jo sic thoshte kryeministri në largim se Qeveria Kurti e ka shpallur gjendjen por se nuk ka dashur bëj këtë punë të madhe tek opinion.
Vendimi që do ta lexoni më poshtë e dëshmon qartë se ajo çfarë kishte thënë Kurti në konferencë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë pjesë ishte veçse një gënjeshtër.
![]()
Vuciq ka urdhëruar që ora policore të zgjatët nga ora 17:00 deri në ora 5:00 e mëngjesit.
Në anën tjetër Policia e Kosovës në veri ka ripërsëritur se i zbaton urdhrat dhe rekomandimet që vijnë nga Prishtina, derisa ka siguruar se gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe se kriminaliteti nuk ka rritje.
Ky është vendimi i 1 prillit i strukturave paralele serbe për “Mitrovicën”, ku thotë se masat i kanë marrë në përputhje me vendimet e Qeverisë së Serbisë.
Ndërsa, kjo është konferenca e 3 prillit kur e kanë shpallur karantinimin e Mitrovicës dhe Zveçanit:




















