Lajme
Vdesin 2 pacient me Covid 19, infektohen 46 të tjerë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në Klinikën për sëmundje infektive ndërruan jetë dy pacientë. Njëri 70 vjeçar nga Kumanova dhe tjetri i moshës 68 vjeçare nga rrethina e Tetovës.
Pacientit të parë ende nuk i ka dale rezultatit për koronavirus por ai ka vuajtur nga hipertensioni dhe zemra e dobët. Pacienti i dytë ka pasur hipertension arterial.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja, më së shumti ka në Kumanovë edhe atë 23. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid 19 shkon në 430./tv21/



















