Connect with us

Kosovë

Vdes foshnja 6-javëshe nga SHBA-të, viktima më e re e koronavirusit në botë

Publikuar

më

Një foshnjë gjashtë javëshe në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vdekur nga koronavirusi dhe besohet se është viktima më e re i konfirmuar nga sëmundja në botë.

Foshnja u dërgua në spital javën e kaluar, e cila nuk arriti t’i shpëtojë problemeve shëndetësore që i solli COVID-19. Vdekja e së ndjerës u njoftua të mërkurën nga Guvernatori i Connecticut, Ned Lamont. Asnjë detaj tjetër nuk u dha përveç kësaj.

Lamont tha se ai beson që foshnja është viktima më e re në botë, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

“Me gjysmë zëri sot konfirmojmë vdekjen e parë pediatrike në Connecticut të lidhur me # COVID-19”, ka shkruar governatori i Connecticut, Ned Lamont, në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Një foshnje e  porsalindur 6 javëshe nga zona e Hartford u soll pa vetëdije në spital në fund të javës së kaluar, e cila nuk arriti t’i shpëtonte vdekjes”.

“Testi konfirmoi mbrëmë se foshnja e posalindur rezultoi pozitiv me COVID-19”, shtoi tutje ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK