Connect with us

Kosovë

Vdekjet nga koronavirusi në Evropë janë shumë më tepër se raportimet

Published

on

Të dhënat e para për vdekjet e shkaktuara nga Covid-19, në shtëpitë e të moshuarve (azilet) të marra nga rajoni më i prekur në Francë kanë dhënë pamjen e një tragjedie që po shpaloset kudo në Evropë.

Të martën në mbrëmje, autoriteti shëndetësor në rajonin Grand Est thanë se 40 nga 620 shtëpitë e të moshuarve ishin të prekura nga pandemia e koronavirusit dhe se 570 banorë të tyre kishin vdekur.

Këto 570 viktima nuk janë regjistruar në Francë në numrin zyrtar të vdekjeve nga koronavirusi, i cili më 1 prill shkoi në 4,032 viktima gjithsej, por duke shënuar vetëm ata që vdiqën nëpër spitale.

Studimet e fundit në Itali, duke i krahasuar vdekjet e regjistruara nga Covid-19 me vdekjet e ndodhur na përgjithësi tregojnë se nivelet e vdekjeve në rajone të caktuara janë shumë më të larta se sa shifra zyrtare prej më shumë se 13 mijë viktima, që megjithatë aktualisht është më e larta në botë.

Në një shtëpi të moshuarish në Mediglia, jashtë Milano, nga 152 të moshuarit atje 19 kanë qenë të infektuar që javën e kaluar. Në provincën e Bergamos, 2.060 vdekje iu atribuan virusit në muajin mars. Sidoqoftë, L’Eco di Bergamo, një gazetë lokale, zbuloi se rajoni në muajin mars pati gjithsej 5.400 vdekje, nga vetëm 900 që ishin regjistruar në marsin e 2019.

Shkalla e vdekshmërisë së Covid-19 në moshat e thyera është ndjeshëm më e lartë, dhe një nga vendimet e para të marra nga qeveria franceze për të luftuar pandeminë në fillim të marsit ishte ndalimi i njerëzve për të vizituar të afërmit e tyre në shtëpitë e të moshuarve. Por për banorët në dhjetëra shtëpi të tilla, veçanërisht në Francën lindore dhe në zonën e Parisit, vendimi ishte shumë i vonë.

“Dy vendet kryesore të vdekjeve”, thotë Jérôme Salomon, drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë në Francë, “janë spitalet dhe Ehpads (një akronim për shtëpitë e të moshuarve).” Gati 700,000 të moshuar francezë marrin kujdes në 7,000 institucione të tilla që mbahen nga sektori publik dhe privat. Këto ditë janë më të zymtat për to.

Një histori e ngjashme po ngjet edhe në Spanjë, ku 25 të moshuar, gati një e gjashta e banorëve, të një shpëpie të moshuarish në veri të Madridit, kanë ndërruar jetë. Spanja ka 5.400 shtëpi të kujdesit publik dhe privat, ku marrin kujdes 380,000 njerëz të cilëve u shërben një staf prej 190,000 vetësh.

Cadena Ser, një rrjet radiofonik spanjoll, ka vlerësuar se më shumë se një e treta e njerëzve që kanë vdekur pas mbërritjes së koronavirusit janë në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.

Zyrtarisht numri i vdekjeve nga virusi në Spanjë është mbi 10,000, në të cilin përfshihen ata që vdesin në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit vetëm nëse më parë janë testuar pozitivë për Covid-19. Ushtria spanjolle ka dezinfektuar 1.353 shtëpitë e të moshuarve në të gjithë vendin, dhe shteti ka marrë përsipër kontrollin mbi rezidencat e drejtuara nga privatët.

Edhe Gjermania, që ka qenë në gjendje të bëjë testime për koronavirusin më shumë sesa shumica e fqinjëve të saj evropianë, përballet me një krizë të mundshme të 800,000 të moshuarve që jetojnë në shtëpi të kujdesit. Në Wolfsburg, në perëndim të Berlinit, 22 njerëz kanë vdekur në një shtëpi të moshuarish.

Dyzet e tetë vdiqën në shtëpitë e të moshuarve në North Rhine-Ëestphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë. Infeksioni dhe vdekjet në shtëpitë gjermane të të moshuarve mund të kenë një efekt të dukshëm në statistikat zyrtare. Shkalla e vdekjes së Gjermanisë ishte jashtëzakonisht e ulët në fillimin e pandemisë, kryesisht për shkak se fillestare infeksionet ishin midis gjermanëve të rinj, që ktheheshin nga pushimet. /Financial Times

NA NDIQ NË FACEBOOK