Sport
Valentino Rossi në vështirësi – duhet të vendos për karrierën e tij para startit të Moto GP 2020

Ikona italiane e Moto GP, Valentino Rossi, i njohur si ‘The Doctor’, po afrohet me pensionimin e tij.
41 vjeçari planifikonte që të garonte edhe këtë sezon, por shtyrja e garave si pasojë e Covid-19 ka vënë gjithçka në pikëpyetje.
Lidhur me të ardhmen e tij ka folur italiani, i cili ka thënë se duhet të vendos para fillimit të këtij kampionati.
“Jam në një situatë të vështirë sepse siç kam thënë, opsioni imi parë është të provoj dhe të vazhdoj, sepse kam motivim dhe dua të vazhdoj”, ka thënë anëtari i Yamaha, transmeton lajmi.net.
“Por, është e rëndësishme të kuptojmë nivelin e garave, sepse sidomos në pjesën e dytë të vitit të kaluar, ne vuajtëm shumë disa herë, dhe unë isha i ngadalshëm dhe nuk mund të luftoja për pesë pozitat e para”, ka shtuar italiani.
“Mendoj se duhet të vendosi para fillimit të këtij sezoni, pasi në rastin më të mirë mund të garojmë në pjesën e dytë të sezonit”, ka thënë Rossi ndër të tjerash.
Shtatë herë kampioni i botës do të jetë pa kontratë në fund të këtij viti, dhe tashmë ka humbur rolin e të parit te Yamaha, pas paraqitjeve spektakolare të debutuesit Fabio Quartararo. /Lajmi.net/






















