Connect with us

Ndryshe

URGJENTE: Ekspertët duan të kuptojnë se çka po ndodh me shëndetin mendor gjatë karantinave

Publikuar

Hulumtime rigoroze dhe rapide mbi impaktin e koronavirusit në shëndetin mendor janë të nevojshme për të kufizuar atë, kanë thënë hulumtuesit.

Ekspertët thonë që sondazhet e reja që ishin ndërmarrë dhe studimet në zhvillim e sipër mbi koronavirusin, dhe bashkë me mësimet nga pandemitë e kaluara – kanë treguar se ndikimi mund të jetë tepër i madh dhe me pasoja afatgjate në shëndetin mendor.

Ekipi ka thënë se tash është kruciale që të fillohet një program i koordinuar i hulumtimit për të gërmuar impaktin e koronavirusit në vetvete, e po ashtu edhe të politikave si karantinimi, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Profesori Ed Bullmore, kreu i departamentit të psikiatrisë në Universitetin e Cambridge-it dhe bashkë-autori i raportit të ri, tha se hulumtimet e bëra deri tash kishin qenë të shkallës së vogël dhe të fragmentuara.

“Një mesazh kryesor ësht ëqë Covidi pritet të ketë impakt tepër të madh mbi shëndetin mendor tash dhe në të ardhmen, dhe neve na duhet të mendojmë për një gjë të tillë menjëherë,” – tha ai.

Hulumtuesit kishin përmendur edhe një hulumtim të ndërmarrë në Kinë, sipas së cilit nga 215 pacientë që kishin qenë në spitalet e Wuhanit me koronavirus, 78 prej tyre kishin raportuar simptoma neurologjike.

Sidoqoftë, problemi kryesor mbetet te njerëzit që e kanë të zorshme të përballen me karantinat, dhe për shkak të saj rritet rreziku për vetë-lëndim, ankth e depresion. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK