Sport
UEFA me një afat tjetër për ligat evropiane

Organi drejtues i futbollit evropian ka lëshuar udhëzime për të gjitha 55 shoqatat pas një marrëveshje javën e kaluar që kualifikimi për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm dhe Ligës së Evropës duhet të vendoset me ‘meritë sportive’ këtë sezon.
Udhëzimi, lëshuar nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis shprehet: “Shoqatat dhe ose ligat kombëtare duhet të jenë në gjendje të komunikojnë me UEFA-n deri më 25 maj 2020, për rifillimin e planifikuar të garave të tyre vendase përfshirë datën e rifillimit dhe formatin përkatës”, përcjell lajmi.net.
UEFA ka kërkuar gjithashtu nga shoqatat, siç është FA holandeze, të “shpjegojë rrethanat e veçanta që justifikojnë përfundimin e tillë të parakohshëm të kampionatit” me të njëjtin afat, në lidhje me klubet që ai dëshiron të garojë në Evropë sezonin e ardhshëm.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë konferencën e ardhshme më 27 maj, ku synon të marrë një vendim nëse garat evropiane të këtij sezoni mund të përfundojnë në gusht.
Por zyrtarët e lartë të UEFA-s do të jenë simpatikë ndaj çdo kampionati që nuk është në gjendje të sigurojë qartësi deri më 25 maj, për shkak të pasigurisë së vazhdueshme të qeverisë për pandeminë koronavirus. /Lajmi.net/






















