Sport
UEFA me ide të re për Ligën e Kampionëve

Kështu duke qenë se përparësi është dhënë për ligat kombëtare, qeveria europiane e futbollit po mendon një plan për të mbyllur sa më shpejt edhe Champions i Europa League, ndaj së fundi në tryezë po diskutohet një ide mjaft interesante.
Ajo parashikon që pjesa e mbetur e kompeticioneve të vijojë me vetëm një ndeshje mes skuadrave dhe të gjithë takimet të zhvillohen në një qytet të vetëm, që ka kapacitete për të pritur sfida të këtij niveli.
Opsioni më konkret për Ligën e kampionëve është Stambolli, qytet i parashikuar për të pritur finalen, ndërsa më datën 23 pritet të merret edhe një vendim konkret për këtë çështje, gjatë një konferencë online mes UEFA-s dhe drejtuesve të Shoqatës së Klubeve europiane.






















