Connect with us

Ndryshe

Miqtë e kryeministrit zbulojnë se sa afër vdekjes kishte qenë ai, familjarët tregojnë se kishte lexuar libra për fëmijë

Publikuar

Kryeministri britanik Boris Johnson duket se ka arritur që ta fitojë betejën e tij personale kundër koronavirusit – ai po ecën, po shikon filma e madje edhe po i lexon librat e tij të dashur të fëmijërisë Tintin në shtrat.

Edhe më shumë lajme inkurajuese vijnë nga Spitali i Shën Thomasit në Londër, pasi në mbrëmjen e kaluar familjarët zbuluan se sa afër vdekjes kishte qenë kryeministri, shkruan DailyMail, përkthen Periskopi.

Ata zbuluan një mesazh nga kryeministri që kishte thënë se ia kishte borxh jetën e tij mjekëve që ishin kujdesur për të duke shtuar “S’mund t’i falenderoj sa duhet për atë që bënë.”

Dhe një anëtar i familjes së kryeministrit me gëzim kishte përshkruar atë që kishte ndodhur me vargjet biblike si “Ai është ngritur”, e të cilat në librin e shenjtë tregonin për ringjalljen e Krishtit.

Siç tregojnë burimet brenda kabinetit qeveritar, të gjithë kishin menduar se shanset e kryeministrit për të mbijetuar kishin qenë 50-50. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK