Kosovë
Trump thotë se e di gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë që ai është në dijeni për gjendjen shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por nuk mund të tregojë.
Trump theksoi se njerëzit do të mund të marrin detaje shtesë “në një të ardhme jo shumë të largët”, transmeton Klan Kosova.
Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai nuk mund të tregojë saktësisht për gjendjen e Jong Un.
“Por unë nuk mund të flas për këtë gjë të tani, thjesht i uroj që të shërohet sa më shpejt”, tha Trump.
Trump theksoi se javën e kaluar, ai mendoi se raportimet që Kim ishte në gjendje të rëndë, ishin të pasakta dhe ndoshta të bazuara në “dokumente të vjetra”.






















