Connect with us

Uncategorized

Trump nuk mohon se koronavirusi mund të jetë krijuar nga një laborat në Wuhan të Kinës

Publikuar

I pyetur në konferencën e përditshme për media nëse koronavirusi ka origjinën në një laborator në Wuhan, Donald Trump mohoi që ta refuzonte këtë teori konspirative – dhe implikoi se administrata e tij do të hetonte një gjë të tillë.

Ishte korrespondenti i Fox News, John Roberts, ai që e ngriti pyetjen e teorisë me presidentin duke thënë. “Shumë burime po i thonë Fox Newsit sot se qeveria e ShBA-ve ka besim të madh se ndërsa koronavirusi është virus që ndodh natyrshëm, ky i fundit buroi nga laboratori i virologjisë në Wuhan.”

“Për shkak të mungesës së protokolleve të sigurisë, një praktikante ishte infektuar dhe e cila më pas infektoi edhe të dashurin e saj dhe më pas e çuan virusin në tregun e kafshëve të gjalla në Wuhan ku nisi të shpërndahej. A korrespondon kjo me atë që keni dëgjuar ju nga zyrtarët e sigurisë?” – ishte pyetja e tij, raporton Independent, përkthen Periskopi.

Kur z.Trump iu përgjigj atij, u duk se po konfirmonte këtë shpjegim të paqëndrueshëm dhe se ai po merrej seriozisht.

“Nuk do ta thoja atë gjë, John, por do t’iu them se një shpjegim të tillë po e dëgjojmë gjithnjë e më shumë dhe do ta shohim. Kur ju thoni shumë burime, tash këtu është rasti i saktë kur mund ta përdorësh fjalën “burime”, por ne po bëjnë një hetim të mirëfilltë se si ndodhi kjo situatë.”

Konspiracioni i laboratorit në Wuhan ka shumë forma të ndryshme të shpjegimit. Më i zakonshmi është ai që thotë se virusi arriti disi të bartej nga një prej dy laboratorëve hulumtues të virologjisë në Wuhan, qoftë prej një lakuriqi apo ndonjë njeriu. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK