Connect with us

Uncategorized

Trump nuk iu beson shifrave të të prekurve me COVID-19 në Kinë: Duken pak optimiste

Publikuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se numrat e raportuar të koronavirusit të Kinës tingëllojnë optimiste.

Prapëseprapë, i pari i SHBA-ve ka thënë se nuk do e hetojë presidentin kinez, Xi Jinping, duke thënë se dëshiron të mbajë raporte të shkëlqyera me Kinën, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Me afërsisht 82,000 raste dhe 3,300 vdekje nga shpërthimi në nëntor, Kina ka raportuar nivele më të ulëta të të infektuarve dhe të vdekshmërisë sesa SHBA, ku zero pacienti u identifikua në janar.

Trump ka paralajmëruar gjendja në Shtetet e Bashkuara vetëm se do përkeqësohet gjatë dy javëve të ardhshme, pasi ekspertët kanë vlerësuar se numri i vdekjeve në vend mund të shkojë deri në 240,000.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u kërkon vendeve anëtare të raportojnë rastet që testojnë pozitive në laboratorë edhe nëse transmetuesi është asimptomatik.

Por, mediet e huaja kanë raportuar se Wuhani ndaloi raportimin e rasteve asimptomatike.

Raportet e Bloomberg  dhezyrtarët e inteligjencës amerikane kanë pretenduar se Pekini ka zvogëluar numrat e të prekurve e të vdekurve nga COVID-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK