Connect with us

Kosovë

Trump ‘kopjon’ Sami Lushtakun: Në pagesat 1 mijë dollarëshe për 80 milionë amerikanë do të shkruhet emri i tij

Publikuar

Emri i presidentit Donald Trump do të shtypet në letrat e çeqeve 1 mijë dollarëshe që po iu dërgohen miliona amerikanëve në vështirësi financiare për shkak të koronavirusit.

Është hera e parë që emri i një presidenti amerikan do të shfaqet në çeqet e qeverisë federale.

Zyrtarët e thesarit i kanë mohuar pretendimet që vendimi mund të shtyjë dërgesën e ndihmave, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Asistenca është pjesë e paketës së lehtësimeve financiare prej 2 trilionë dollarësh që u aprovua nga Kongresi i ShBA-ve gjatë muajit mars.

Diku rreth 16 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës vetëm gjatë muajit të kaluar, ndërkohë që në Kosovë ende nuk ka shifra qeveritare për këtë gjë.

Më shumë se 80 milionë amerikanë pritet të marrin pagesa prej 1 mijë e 200 dollarësh në llogaritë e tyre bankare gjatë ditës së mërkure, sipas Departamentit të Thesarit.

Një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe dega e PDK-së në Skënderaj, kur kishte ndarë pako ushqimore te familjet në nevojë me logon e partisë – gjë për të cilën ishte kritikuar nga kryetari i kësaj komune z.Bekim Jasharaj. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK