Sport
Tri skuadra të Serie A pas yllit të Chelsea

Juventus, Napoli dhe Inter janë vënë në kërkim të mbrojtësit të Chelsea, Emerson Palmieri, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
25 vjeçari ka pasur paraqitje të mira me fanellën e londinezëve, duke tërhequr kështu vëmendje nga gjigantët e Serie A, përcjell lajmi.net.
Napoli e shohin lojtarin si zëvendësues të Mario Rui ose Faouzi Ghoulam.
Kurse, te Juventus, me Alex Sandro si opsionin e vetëm për krahun e majtë të mbrojtjes, Emerson shihet si prurja e duhur, pasi lojtari punonte me Maurizio Sarri edhe te Chelsea.
Por, përveç Napoli dhe Juventus, në garë do të jetë edhe skuadra e Antonio Conte, Inter.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të largohet nga Chelsea, dhe nëse po, kush do ta fitojë garën për të. /Lajmi.net/






















