Lajme
Tregtarët e Çarshisë së Shkupit: Ka një muaj që nuk ka shitje

Tregtarët e Çarshisë së Shkupit ankohen se prej më shumë se një muaj i hapin dyqanet për disa orë, por nuk ka shitje.
Faruk Idrizi – pronar i një dyqani për shitjen e çantave, thotë se prej 10 marsit deri më tani e ka shitur vetëm një çantë, prandaj do të jetë e vështirë që t’i paguajë faturat dhe kontributet.
“Jo, gati një muaj nuk kemi shitje, prej 10 marsit deri më tani vetëm një çantë e kemi shitur dhe nuk e di se çka do të bëjmë. Po kalojmë prej pensionit të plakës, prej nesh asgjë nuk ka momentalisht. Përdorim rezervat tona. Prej më 10 mars e kemi mbyll dyqanin, dy javë nuk e kemi hapur, tash nga dy-tre orë në ditë. Prej orës 11 e hapim dyqanin deri në orën 14. Edhe prodhimin e kemi ndalur njëherë, se nuk kemi kujt t’i shesim edhe myshteritë prej jashtë, as ata nuk vijnë të blejnë. Duhet të paguajmë faturat e ujit, rrymës, telefonat, gjërat që i paguajmë për punëtorët, për ne, nuk i kemi paguar këtë muaj, ne privat që punojmë nuk ka asgjë, duhet prej xhepit të paguajmë.”,- deklaroi tregtari, Faruk Idriz. (TVM2)

















