Sport
”Transferimi i Neymar te Barcelona është i pamundur”

Neymar ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim te Barca që kur u largua nga klubi për një shumë rekord botëror prej 222 milionë eurove në 2017, me vetë lojtarin që kishte dëshiruar një ndryshim para se të nista ky sezon.
Braziliani nuk ka qenë kurrë larg nga planet e Blaugranëve që kur ai u largua nga klubi dhe është përsëri në listën e dëshirave të tyre kur sezoni aktual të përfundojë pasi Covid-19 të jetë plotësisht nën kontroll.
“Klubi nuk ka më aftësi ekonomike për të shpenzuar… Unë nuk e di se sa shumë”, tha Roures për Barcelonën në një intervistë me AFP, përcjell lajmi.net.
“Tani është e pamundur”. /Lajmi.net/






















