Connect with us

Sport

Trajneri i Barcelonës: Unë nuk jam dakord me këtë gjë që ka thënë Messi

Publikuar

Kështu ka deklaruar trajneri i Barcelonës, Quique Setien, i cili nuk mund të pajtohet me Lionel Messi, që nuk e sheh të gatshme skuadrën katalane për këtë sukses.

“Pas gjithë asaj që kam parë, mendoj se nuk duhet të diskutohet, ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Setien, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk jam dakord me Lionel Messin. Ne pamë se si Atletico mposhti Liverpoolin, pastaj se si Tottenham arriti në finale sezonin e kaluar”.

“Është më e vështirë të fitosh kampionatin spanjoll sesa Ligën e Kampionëve”.

“Kampion i Evropës mund të bëhet secila skuadër që arrin në çerekfinale. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë, me pak fat dhe mund të arrihet”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK