Lajme
Trafikantët nuk i ndal koronavirusi, 1.2 ton kanabis sekuestrohet në Shkup

Rrreth 1.2 ton kanabis është sekuestruar në Maqedoninë e Veriut. Droga është gjetur në Shkup, në një depo në lagjen Butel.
Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në Maqedoninë e Veriut, ku deri më tani 1 person është arrestuar.
“Është privuar nga liria një person, ndaj të cilit do të ngritët padi adekuate në bazë të nenit 215, alineja 1, nga Kodi Penal. Hetimi është në zhvillim e sipër për të zbuluar edhe përfshirjen e personave të tjerë në tregtinë e paligjshme me marijuanë”, deklaroi Tasevski, thotë Alsat Maqedonia.


















