Connect with us

Kosovë

Top-epidemologu amerikan: Kurrë më nuk duhet t’i japim dorën njëri-tjetrin

Publikuar

Koronavirusi do të jetë fundi i përshëndetjes me dorë ashtu siç e njohim ne, ka thënë top-epidemologu amerikan Anthony Fauci.

Ai i tha Wall Street Journalit të martën se kur shtete të nisin lehtësimin e masave restriktive, disa sjellje njerëzore duhet të ndryshonin.

“Kur gradualisht të kthehemi ku ishim, nuk duhet kërcyer në të me të dyja këmbët,” tha ai, duke folur më pas se si do të dukej jeta pas rikthimit në normalitet, shkruan Time, përkthen Periskopi.

“Ti thua, çfarë janë gjërat që ende mund t’i bësh dhe prapë t’i kthehesh normalitetit? Njëra prej tyre është larja e detyruar e duarve. Tjetra është që nuk duhet t’i japësh dorën askujt.”

“Nuk mendoj që duhet t’i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin, kurrë më, që të jem i sinqertë. Jo vetëm që do të ishte e mirë për të parandaluar sëmundjen e koronavirusit; do të ishte e mirë për uljen e shanseve për të ngjitur edhe gripin në mënyrë dramatike në këtë vend,” shtoi më pas ai. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK