Kosovë
Tomë Gashi i VV-së: Kushtetuta e thotë qartë, presidenti mund t’i japë mandatarin edhe partisë së dytë

Ishte qershori i vitit ‘të largët’ 2017. Koalicioni PAN (PDK+AAK+Nisma) kishin dalë të parët në zgjedhjet e parakohshme të qershorit. Vetëvendosje kishte shënuar një rritje të jashtëzakonshme duke i fituar 32 deputetë (3 më shumë se në 2019-n). Por, PAN-i nuk po arrinte të formonte koalicionin qeverisës sepse në atë vakt AKR-ja e Pacollit ishte ende me LDK-në. Dhe këtu vjen analiza e asokohshme e eksponentit të Vetëvendojes, z.Tomë Gashi.
Tomë Gashi ende nuk e kishte sulmuar lypësin prishtinas me emrin Fatos. Por, edhe në atë kohë i shkonte për vije partisë së Vetëvendosjes – dhe duke parë ngërçin e krijuar, donte që presidenti t’i jepte asaj mundësinë që të formonte qeverinë si partia e dytë meqë këtë ia garantonte Kushtetuta.
A iu tingëllon argumentim i njohur?
Ky është pikërisht argumentimi që sot po e përdorin politikanët e LDK-së që janë në favor të një qeverie që do të udhëhiqej prej tyre. Ata thonë që Kushetuta i garanton presidentit diskrecion që t’i japë mandatarin edhe partisë së dytë, e bile edhe të tretë – dhe nëse këta arrijnë ta formojnë qeverinë atëherë çështja është e përfunduar.
Të njëjtin mendim në atë kohë e kishte ndarë edhe Albin Kurti dhe zyrtarët e tjerë të Vetëvendosjes – që së fundi janë mobilizuar kundër ish-qëndrimeve të tyre politike.
Ja statusi i z.Gashi:




















