Sport
Titulli këtë sezon në Serinë A t’i jepet Atalantës, nis peticioni

Teksa në Itali vazhdojnë debatet për rinisjen e kampionatit, një qytetar ka nisur një fushatë për të firmosur peticionin që titulli kampion i këtij sezoni t’i jepet Atalantës, pasi qyteti i Bergamos është goditur më rëndë nga koronavirusi.
Në faqen “Change.org” , një qytetar ka kërkuar që të grumbullohet firmat e mjaftueshme për t’i kërkuar federatës italiane të futbollit që titulli kampion i këtij sezoni të shkojë për skuadrën bergameske, në shenjë solidarizimi me Bergamon, i cili ka humbur 4500 persona për shkak të koronavirusit.






















