Connect with us

Kosovë

Thaçi për foton duke krasitur: Isha duke punuar në fshat, s’ka të bëjë me Kurtin

Publikuar

Presidenti Hashim Thaçi sonte në Pressing ka sqaruar fotografinë e krasitjes së pemëve të cilën e kishte postuar në profilin e tij në Facebook, transmeton Periskopi.

Thaçi thotë se ajo pamje s’ka të bëjë asgjë me Albin Kurtin apo rrëzimin e tij nga Qeveria.

‘’S’ka kurrëgjë lidhje me atë cështje.  Kam qenë në fshat, duke punuar. Pastaj të tjerët e kanë inkorporuar sic kanë pasë dëshirë. Nuk duhet në kohë të ndryshme e rrethana të njëjta të kemi kritere e standarde të ndryshme.’’/PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK