Connect with us

Kosovë

Thaçi pasi dekretoi Hotin, i çon porosi VV-së: Vetëm me mjete demokratike merret pushteti

Publikuar

Presidenti i vendi, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka bërë të ditur që ka dekretuar për kryeministër kandidatin e LDK’së Avdullah Hotin për kryeministër për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Thaçi ka bërë të ditur që këtë vendim e ka marrë pasi që kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ia ka dëshmuar faktikisht që ka numrat për formimin e qeverisë së re, raporton Periskopi.

“Sot kom marrë një letër nga kryetari Isa Mustafa që ai konfirmon që i mbështet të gjitha kriteret mbizotruese për formimn e qeverisë së re duke përfshirë edhe që ka një shumicë parlamentar që më është dëshmuar edhe faktikisht”, ka thënë ai.

Tutje Thaçi ka çuar një porosi për Vetëvendosjen duke thënë se pushteti fitohet e humbet duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

“Pushtetit fitohet dhe humbet në respektim të plotë të Kushtetuës së Kosovës, askush nuk mund të pretendoj që me metoda tjera, nuk mund ta merr, mbajë apo uzurpoj pushtetin”, ka thënë Thaçi./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK