Kosovë
Thaçi ngushëllon për dy viktimat nga koronavirusi, apelon qytetarët që të qendrojnë në shtëpi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ngushëlluar me rastin e vdekjes se dy personave të cilët humben jetën nga koronavriusi në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Presidenti ka apeluar qyetatarët që të qëndrojnë në shtëpi për të ruajtur veten dhe familjen.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre. Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor. HTH #RriNshpi






















