Connect with us

Kosovë

Thaçi iu çon porosi Kurtit e Sveçlës: Lokacioni im është në shtëpi, për Pacollin po gënjeni

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Tv Dukagjini, e ka quajtur ‘ndërmarrje kriminale’ Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Periskopi.

Këto akuza, Thaçi i bëri pasi ministri në detyrë i punëve të Brendshme, ka akuzuar presidentin Thaëi se ka kaluar ‘ilegalisht kufirin me Shqipërinë’ dhe se ‘dyshon se nga atje e ka sjellur Behgjet Pacollin në Kosovë’.

“Duhet të theksoi se prej clirimit të Kosovës dhe prej dje që kam dalë e hy në Shqiperi kam hy në procedura të njëjta, ndërkaq si ndërmarrje kriminale që janë kthyer Kurti e Sveclës ja bëjë me dije që jam në shtëpi. Lokacioni jem është në shtëpi për ministrin dhe shefin e tijj dhe për ndërmarrjen e tij kriminale, le të vie të ja mësyje që do me shefin e tij. Kjo është një shpifje për Pacolin. Të vazhdojmë me hapat e tjerë institucionale”, ka thënë presidenti/PERISKOPI

NA NDIQ NË FACEBOOK