Connect with us

Kosovë

Thaçi bën homazhe në varri i Ilaz Kodrës: Nuk ka faktor as rrethanë që e amniston gjenocidin serb

Publikuar

Presidenti i vendit Hasshim Thaçi, ka bërë homazhe te varri i komandantit të  Brigadës 144, Ilaz Kodra, në 21 vjetorin e rënies së tij.

Thaçi tha se Ilaz Kodra ra heroikisht në përballje me ushtrinë serbe, për të mbrojtur kështu popullatën civile.

“Jemi në përkujtim të përvjetorit të rënies heroike të bashkëluftëtarit dhe komandantit Ilaz Kodra, një prej themeluesve të UCK-së i cili ra heroikisht 21 vjet më parë”, tha Presidenti.

Presidenti tha se në Verboc të Drenicës ushtria paramilitare serbe ka kryer një ndër 400 masakrat më të tmerrshme mbi popullatën civile.

“Në të njëjtën kohë sot kujtojmë me pietietin dhe respektin më të lartë 300 civilë shqiptarë, gra, fëmijë  e pleq të vrarë nga ushtria serbe këtu në fshatin Verbovc në Drenicë. Kjo masakër e kryer në Verboc është në radhën e 400 masakrave që ka kryer ushtria serbe mbi popullatën shqiptare”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi ritheksoi se gjenocidi serb i kryer në Kosovë, në asnjë rrethanë nuk mund të amnistohet.

“Kjo nuk ka tjetër kuptim përpos asaj që është bërë e qartë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka kryer spatrim etnik. Për fat të keq heshtja ndërkombëtare ka krijuar një amnisti për gjenocidin serb. Por nuk ka faktor dhe rrethanë që amniston gjenocidin  serb të kryer në Kosovë”, tha Thaçi. Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK