Connect with us

Sport

Tevez: Koha që futbollistët të tregojnë veten

Publikuar

Shumë njerëz kanë mbetur pa punë, ekonomia është në telashe të mëdha, dhe të pasurit me zemër të madhe po përpiqen të ndihmojnë njerëzit me nevojë.

Carlos Tevez ka arritur shumë gjatë karrierës së tij dhe tani dëshiron të ndihmojë.

“Kjo është një katastrofë e vërtetë. Futbollistët e papaguar mund të jetojnë për disa vjet, më vjen keq për njerëzit që ngrihen në orën gjashtë të mëngjesit dhe kthehen në nëntë të mbrëmjes për të ushqyer familjet e tyre. Ne futbollistët sigurisht që mund të ndihmojmë”, ka deklaruar Tevez, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Tevez ka qenë për një vit pjesë e futbollit kinez, ku ka fituar 38 milionë euro në sezon./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK