Sport
Ter Stegen zbulon momentin më të mirë në karrierën e tij

Ter Stegen ka pasur një karrierë mjaft të pasur deri më tani, me pikën më të lartë të arritur te skuadra e Barcelonës.
Gjermani pati edhe një aventurë me Monchengladbach, por të arriturat nuk ishin në nivelin e Barcelonës. Por, cili ishte momenti më i mirë në karrierën e portierit?
“Pa dyshim, fitorja është ndjenja më e mirë. Në rastin tim, momenti më i mirë ishte kur ne fituam Ligën e Kampionëve në vitin 2015, në Berlin”, ka thënë Ter Stegen, transmeton lajmi.net.
“Deri më tani, ky ishte momenti më i mirë që kam përjetuar në futboll”, ka shtuar portieri.
Ter Stegen dhe Barcelona janë në negociata për rinovimin e kontratës.
Portieri gjerman kërkon 10 milionë euro pagë vjetore, kurse Barca nuk është gati të arrijë këto kërkesa. Thuhet se marrëveshja është akoma larg. /Lajmi.net/






















