Kosovë
Të rejat nga infektivja: Tre pacientë të shëruar, tre të tjerë në mjekim intenziv

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha, ka mbajtur konferencë për medie, pas vdekjes së pacientit të nëntë me Coronavirus.
“Sot sipas raportit të marr nga MSH-ja ne e kemi i kemi hospitalizuar 53 pacient prej tyre 39 janë stabile dhe 12 janë me oksigjeno terapi. Ndërsa 3 raste janë në mjekimin itensiv”.
“Sot nga Klinika do t’i lirojmë 3 pacientë që janë të shëruar nga Covid-19. Ne e kemi pas edhe një rast të vdekjes nga komuna e Suharkeës 69 vjeçarit që përveç infeksionit kampas edhe probleme të tjera kardilogjike”.
“Numri i rasteve vazhdimisht ndryshon sepse gjatë gjithë kohës kemi vizita të vazhdueshme. Deri me tani i kemi pas 5 infermierë te infektuara me Covod-19 , dy janë shëruar, një është drejt shërimit dhe dy janë në gjendje stabile”.
Ajazaj-Berisha tha se pa dallim nacionaliteti apo gjinie të gjithë do të pranohen në klinikën Infektive.
“Në klinikën Infektive i pranojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë pa marr parasysh prejardhjen, gjininë, nacionalitetin”.
“Testimet e stafit bëhen vetëm në ato raste kur ne kemi indikacione për me e punuar testin dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm duke i trajtuar pacientët me Covid-19. Në momentin që e shohim të arsyeshëm të testohet stafi ne do të testohemi”.



















