Kosovë
Tahiri: Këtë javë votohet Qeveria e re

Besnik Tahiri i AAK-së, ka thënë se qeveria e re votohet këtë javë. Ai ka thënë se ende nuk është vendosur se a do të jetë zëvendëskryeministri i parë.
;Kishte me qenë e padrejtë e pasinqertë për dicka që nuk është ende zyrtarisht. Jemi ende ne process të diskutimit dhe finalizimit të marrëveshjes andaj nuk mund të mohoj e as pohoj dicka të tillë”, ka thënë Tahiri në infomagazinë, përcjell Periskopi.
“Këtë javë kryhet qeveria, votohet, nuk është cështje e muajve”, ka thënë Tahiri/PERISKOPI/

















