Connect with us

Sport

Suso nuk dëshiron të rikthehet më te Milan

Publikuar

26 vjeçari po qëndron si i huazuar te skuadra spanjolle, dhe duket se po rigjen formën, që i mungonte te Milan.

“Unë jam shumë mirë këtu, kam qenë larg shtëpisë për një kohë të gjatë, por tani jam në Sevilla dhe dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Suso, përcjell lajmi.net.

“Kam pritur se do të jetë e vështirë, por djemtë në dhomën e zhveshjes janë të gjithë djem të mirë”.

Suso te Sevilla që pas huazimit në janar, ka regjistruar 6 paraqitje, duke shënuar edhe një gol./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK