Sport
“Suarez ishte gati të largohej nga Barcelona”

Uruguaiani nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme së fundmi, para se t’i nënshtrohej një operacioni në gju.
Suarez është lidhur disa herë me një largim të mundshëm nga Barcelona dhe duket se një gjë e tillë ka qenë afër të ndodh.
Ish reprezentuesi i Uruguait, Sebastian Abreu, ka bërë të ditur se ishte afër ta bindte Suarez që të kalonte te Nacional, kur Abreu ishte afër të bëhej trajner.
“Unë kisha shanset që të jem trajner i Nacional. Dhe, në ato ditë, pas 18 dhjetorit, Luis ishte gati të vinte, por unë i thash: ‘Shiko, Lucho, nuk është asgjë konkrete, por ka disa mundësi… cila është situata jote? Çfarë bëjmë”, ka shpjeguar fillimisht Abreu, transmeton lajmi.net.
“Nëse bëhesh trajner, do të flas me Sofi, të flas për familjen. Gjithmonë kam thënë se nëse do të bëhesh trajner unë mund të kthehem”, mësohet t’i ketë thënë Suarez Abreut.
“Të kthehej te Nacional ishte diçka motivuese për Suarez, ishte një sfidë e këndshme”, ka shtuar ndër të tjerash Abreu.
Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, atëherë gjasat janë të mëdha që Suarez të zgjedh kthimin te Nacional, për fundin e karrierës së tij. /Lajmi.net/






















