Kosovë
Studimi francez zbulon se hidroksikloroku nuk ndihmon pacientët me koronavirus

Hidroksikloroku, ilaçi i cili është përkrahur nga Presidenti Trump, nuk ndihmoi pacientët e shtruar në spital me koronavirus, përkundrazi shoqëronte komplikime në zemër, sipas një studimi të ri.
“Kjo siguron prova që hidroksilklorina nuk i trajton me sa duket pacientët me Covid-19,” tha Dr. Paul Offit, një specialist i sëmundjes infektive në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
“Edhe më keq, ka pasur efekte anësore të shkaktuara nga toksiciteti i ilaçeve të zemrës që kërkuan të ndërpritet”, shtoi tutje Dr. Offit.
Studimi u botua të martën në një server të paravendosur dhe nuk u vlerësua nga kolegët e specialistit.
Në studim, në mesin e 84 pacientëve që morën hidroksilklorinë, 20.2% u pranuan në njësinë e kujdesit intensive (ICU) ose vdiqën brenda shtatë ditëve. Në mesin e 97 pacientëve që nuk e morën ilaçin, 22.1% u pranuan në ICU ose vdiqën.
Duke parë vetëm vdekjet, 2.8% e pacientëve që morën hidroksilklorinë vdiqën, dhe 4.6% e pacientëve që nuk e morën atë vdiq.





















