Connect with us

Lajme

Spasovski dhe Osmani në Dibër: Ende nuk ka përfunduar gjithçka

Publikuar

Qytetarët e Dibrës dhe Qendër Zhupës ishin 30 ditë në karantinë dhe me kufizim të lëvizjes për shkak të krizës shëndetësore, por tani mund të dërgojmë porosi të fuqishme inkurajimi, jo vetëm për qytetarët e këtyre dy komunave, por edhe për mbarë vendin, se dimë, mundemi dhe dimë të përballemi edhe me momente të vështira, deklaroi në Dibër kryeministri, Oliver Spasovski. Ai tha se qytetarët janë për çdo lëvdatë dhe mirënjohje, për shkak të disiplinës dhe përkushtimit në luftën kundër virusit Korona, ndërsa shprehu falënderim të madh dhe mirënjohje për punonjësit shëndetësorë, policisë dhe armatës, kryetarët e komunave dhe shtabet operative komunale të cilat u angazhuan për implementimin e masave që i solli Qeveria gjatë periudhës së karantinës.

“Kaluam periudhë të vështirë, megjithatë ende nuk ka përfunduar gjithçka. Periudha e cila ndoshta ishte më e rëndë në Dibër dhe Qendër Zhupë, megjithatë në asnjë moment prej sot e tutje nuk duhet të jemi të relaksuar, por përkundrazi, të vazhdojmë me respektim të të gjitha masave dhe rekomandimeve që i sjellë Qeveria dhe gjithçka që punojnë dhe rekomandojnë shtabet komunale.”,- deklaroi kryeministri i RMV-së, Oliver Spasovski.

Në Dibër ishte edhe zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shtabeve komunale të krizës, Bujar Osmani, i cili theksoi angazhimin maksimal që në këto dy komuna të vihet nën kontroll virusi Korona.

“I aktivizuam të gjitha mekanizmat që të jemi në shërbim të komunave me qëllim që të kthehen në normale. Do të vazhdojmë edhe më tej me ndihmë të gjithanshme, me respektim të masave për parandalim të zgjerimit të virusit Korona, si dhe me qëllim, mes tjerash, t’i pakësojmë edhe pasojat socio-ekonomike, për çka Qeveria ka plan të vet.”,- tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Edhe Spasovski edhe Osmani dëshiruan rikuperim më të shpejtë të të infektuarve, ndërsa në emër të Qeverisë u shprehën ngushëllime familjeve të viktimave.

Dibra 10 ditë pa të infektuar nga Covid-19, pushteti lokal mirënjohës për mbështetjen e Qeverisë

Kryetarët e komunave të Dibrës dhe Qendër Zhupës, Hekuran Duka dhe Arian Ibraimi, theksuan nevojën që pushteti qendror, krahas mbështetjes në sferën shëndetësore, të mbështesë edhe rimëkëmbjen ekonomike të këtyre komunave.

“Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë janë komuna të vogla dhe me buxhete të vogla, por me shumë obligime. Do të na duhet që Qeveria të na ndihmojë në ristartimin e ekonomisë, në çka sinqerisht nuk dyshojmë. Dëshirojmë të jemi të suksesshëm dhe të dalim faqebardhë.”,- u shpresh kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

Vendimi për heqjen e karantinës në Dibër dhe Qendër Zhupë ka ardhur pasi për dhjetë ditë me radhë në këto komuna nuk është regjistruar asnjë i prekur nga virusi Korona./TVM2/

NA NDIQ NË FACEBOOK