Kosovë
Spartak Ngjela: Deklarata e Baton Haxhiut, e turpshme

Gazetari Baton Haxhiu ditë më parë në televizionin T7, duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve. Sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.
“Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja. E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit. Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen”, ka thënë ai.
E këtë deklaratë e ka quajtur të turpshme avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, i cili për të pavarurën MekuliPress ka thënë se drejtuesit e Kosovës janë njerëz të Beogradit.






















