Connect with us

Uncategorized

Spanja lehtëson edhe më tej masat: Fëmijët mund të dalin jashtë

Publikuar

Qeveria e Spanjës ka lehtësuar masat për fëmijët që ishin të ngujuar në shtëpi që prej 14 marsit si formë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez synon që të lehtësojë masat më 27 prill.

Vendimi i qeverisë vjen pas një varg lehtësimesh të tjera për punëtorët e punëve jo-esenciale gjatë ditëve të kaluara, gjë që nxiti reagime të shumta negative nga liderët e krahinave të këtij vendi.

Të rriturve u mundësohet dalja vetëm për të blerë gjëra ushqimore dhe ilaçe ashtu si edhe në Kosovë.

Në Spanjë kanë vdekur 20 mijë persona dhe 200 mijë të tjerë janë infektuar me virusin vdekjeprurës.

NA NDIQ NË FACEBOOK