Sport
Sllovenia cakton datën për vazhdimin e sezonit

Sipas informacioneve që vijnë nga ky vend, drejtuesit e klubeve morën njoftimin se lojtarët do të kthehen në fushë më 30 maj, dhe sezoni do të përfundojë më 7 korrik.
Federata vendëse pritet të konfirmojë vendimin më 4 maj, nëse nuk ka probleme, klubet do të fillojnë stërvitjen më 15 maj.
Dy javë përgatitje për futbollistët, janë konsideruar të mjaftueshme, për vazhdimin e sezonit.
Në Slloveni, para pezullimit të sezonit, lider i tabelës është Olimpia nga Ljubljana me 50 pikë, pesë më shumë se Celje.
Kujtojmë se kampionati i vetëm në Evropë që po luhet, është ai i Bjellorusisë./Lajmi.net/






















