Sport
Skuadra belge nis stërvitjet nën kontrollin e policisë

Ndërsa Jupiler Pro League është përfunduar jozyrtarisht, në bazë të një mendimi nga bordi i udhëheqësve të Pro League (vendimi duhet të ratifikohet nga mbledhja e përgjithshme e klubeve profesionale në 24 prill), klubi më i suksesshëm belg megjithatë vendosi të rifillojë stërvitjen “për lojtarët që dëshirojnë”, përcjell lajmi.net.
Pavarësisht kushteve të rrepta, vendimi mori kritika nga bota mjekësore.
Virologu Marc Van Ranst e quajti këtë vendim “ligjor por një sinjal të keq” në një vend ku mbyllja mbetet rregull në kontekstin e krizës Covid-19. /Lajmi.net/





















