Connect with us

Uncategorized

Shtetet e Bashkuara shënojnë rekord të viktimave të virusit për 24 orë

Publikuar

Agjencia e lajmeve “AFP” ka raportuar se Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rekord të ri sa i përket numrit të viktimave të koronavirusit për 24 orë.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Shtetet e Bashkuara u regjistruan 2,228 viktima të sëmundjes së re.

Të premten e javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara për herë të parë i shënuan mbi 2,000 viktima me 2,069 të vdekur për 24 orë.

Të dhënat e kësaj agjencisë që raportoi për rekordin e viktimave u bazuan në shifrat e publikuara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se do t’i zvogëlojë fondet që vendi i tij i dhuron për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për shkak të mënyrës se si kjo organizatë i është kundërpërgjigjur pandemisë.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë vendi që dhuron më së shumti mjete financiare për këtë organizatë.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë në botë me mbi 609 mijë raste të koronavirusit dhe më shumë se 26 mijë viktima.