Connect with us

Lajme

Shqyrtohet rritja e akcizës së derivateve në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Pas kërkesës së Odës Ekonomike për rritje të akcizave për vajin ekstra të lehtë dhe eurodizelin, ministria e financave në Maqedoni njoftoi se është duke u përgatitur analiza në këtë drejtim.

“Çmimet blerëse me pakicë janë ulur për 20 denarë dhe konsiderojmë se është e arsyeshme dhe ka bazë të shihet se sa është përfitimi nga të ardhurat e akcizave në buxhet. Kjo ulje e çmimeve na jep të drejtën për të bërë analiza, por gjithnjë në asnjë moment të mos goditen as qytetarët e as biznesi.”,-tha gjatë konferencës së sotme për shtyp, ministrja e financave, Nina Angelosvska.

Si masë për menaxhim të krizës, Oda Ekonomike propozoi për dy denarë të rritet akciza për vajin ekstra të lehtë dhe eurodizelin, ndërsa akciza për vajin ekstra të barazohet me akcizën për lëndën djegëse dizel. Kundër propozimit për rritjen e akcizës ka dalë Asociacioni i Transportuesve “Maktrans” prej ku vlerësuan se është joracional. /Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK