Kosovë
Shpend Ahmeti: Lajme të mira për krejt Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se në Prishtinë vetëm një rast ka rezultuar sot pozitiv.
Ahmeti thotë se poashtu, është pozitiv se nga mostrat e sotme, vetëm 17 janë në krejt Kosovën.
Ai shkruan:
Edhe pse shumë teste sot, në Prishtinë vetëm një rast pozitiv e në Kosovë 17. Ne vatrat që janë identifikuar në Prishtinë para dy jave sot kane dal krejt negative. Lajme të mira për krejt Kosovën.




















